Connect with us

Lajme

3.4 vite burg/ Tahiri del me pranga nga gjykata, ja veprimi i fundit i ish ministrit (Foto)

Publikuar

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, para pak minutash u dënua me 3.4 ite burg nga GJKKO.

Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e parë të dhënë ndaj ish-ministrit, por me një ndryshim, duke hequr konvertimin e viteve të burgut me shërbim prove.

Tahiri siç edhe u transmetua më herët nga Boldnews.al, është shfaqur mjaft i tensionuar ndërkohë që jepej vendimi.

Tahiri pritet të dalë me pranga në duar nga Gjykata pasi është dënim i formës së prerë, edhe pse ish-ministri ka të drejtën të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në momentin që është dhënë vendimi, atij i është lejuar një telefonatë, duke mos e specifikuar se me kë. Po ashtu, pritet që ish-ministri sot të shkojë në burg dhe i mbetet atij nëse do e dërgojë në rekurs në Gjykatën e Lartë.

Tahiri është lejuar të përdorë celularin. Është e paqartë personi me të cilin ai ka kontaktuar. Trupa gjykuese e justifikoi vonesën se kanë të bëjnë me një dosje voluminoze. Tahiri ka qëndruar në ankth. Ai ka lëvizur disa herë në dhomën që lejohen të lëvizin të pandehurit. Tahiri nuk e priste këtë vendim dhe shtangu kur kryetari i trupës gjykuese dha vendimin ndaj tij.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK