Connect with us

Lajme

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Kandidatët e Berishës përballë atyre të Ramës! Emrat

Publikuar

Zgjedhjet pjesshme lokale në 6 Bashki të vendit në 6 Mars do të jenë testi i parë i forcës për Komisionin e Rithemelimit të PD përballë partisë Socialiste të Edi Ramës, dhe PD-së së Lulzim Bashës.

Mbrëmjen e sotme Komisioni i Rithemelimit votoi 6 kandidaturat që do të garojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Mars, ndërkohë që PS e Ramës i kishte zyrtarizuar më herët gjatë javës që po lëmë pas.

Të vetmet forca politike që ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë kandidat janë PD e Lulzim Bashës dhe LSI e Monika Kryemadhit, edhe pse zhvillimet politike po tregojnë se në këto zgjedhje LSI mund të hyjë edhe si pjesë e koalicionit me Sali Berishën.

Por kush janë kandidatët e zgjedhur të Komisionit të Rithemelimit dhe ata të emëruarit e Ramës?

Bashkia e Shkodrës ishte dhe zona e fundit ku PD mbylli provesin e primareve për shkak se aty votimi u zgjat me dy orë për shkak të pjesmarrjes së lartë të votuesve.

Në fund të procesit kandidati fitues u shpall mjeku i njohur dhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili do të ketë përballë kandidaten socialiste Majlinda Angoni, e cila aktualisht mban postin e Prefektes.

Në Dibër përballë kandidatit socialist Rahim Spahiu garon Premtim Kryemadhi nga grupi i Berishës.

Në Durrës demokratët caktuan Ardian Mukën për të garuar përballë kryetares aktuale, Ermirjana Sako, e cila njihet ndryshe dhe si ‘kukull’ e Vangjush Dakos.

Në Vorë, Edi Rama  i besoi një mësuesi, Blerim Sheraj, që ishte risia e vetme e listës, demokratët në shumicë votuan që ata të përfaqësohen nga Lulzim Vrana.

Në Rrogozhinë nëse nuk ka kandidatë të tjerë kryetari në detyrë Edison Memolla garon përballë Hekuran Xhanit.

Sa i përket Bashkisë së Lushnjes për Komisionin e rithemelimit i cili u votua në shumicë do të garojë Elton Bano, ndërkohë PS pritet që emrin ta zbulojë ditën e martë.

Kandidatët e PS në zgjedhje e 6 marsit:

Bashkia Shkodër-Majlinda Angoni

Bashkia Dibër-Rahim Spahiu

Bashkia Vorë-Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë-Edison Memolla

Bashkia Durrës-Ermirjana Sako

Bashkia Lushnje-vendoset të martën

Kandidatët e Sali Berishës

Lulzim Vrana- Vorë

Premtim Kryemadhi-Dibër

Hekuran Xhani-Rrogozhinë

Ardian Muka -Durrës

Elton Bano-Lushnje

Bardh Spahia-Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK