Shqipëri
Zbulohet Skandali: Në vitin 2016 vëllai i Enkelejd Alibeajt u arrestua në Gjermani për grabitje me armë

Arrestohet në Gjermani vëllai i ish – Ministrit dhe ish – Deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka detyrën drejtuesit të Departamentit në Partinë Demokratike.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, Taulant Alibeaj është prangosur 5 ditë me parë në qytetin Han, pas një grabitje me armë të ndodhur atje.
Pas arrestimit, ai u është prezantuar autoriteteve vendase si një efektiv policie në Shqipëri, duke dorëzuar një dokument që ka rezultuar i falsifikuar me emrin Xhavit Mornica.
Pas dëshmisë jobindëse, policia gjermane ka kërkuar informacion nga homologët shqiptarë, të cilëve u ka nisur fotografinë dhe shenjat e gishtave. Pasi u verifikuan këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezultoi se ky shetas ishte Taulant Alibeaj.
Burime në Policinë e Shtetit thanë se ky person ka qënë pjesë e uniformave blu deri në Qershor të vitit 2013 kur edhe është larguar me dëshirë.
Ai ka qënë pjesë e Repartit Special “RES”.
Nga drejtësia e shtetit gjerman, mbi vëllain e ish – Deputetit është ngritur akuza e grabitjes me armë. Por i kontaktuar në telefon nga Televizioni Klan, Taulant Alibeaj ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me drejtësinë gjermane.
Lajmi është mohuar edhe nga vetë ish – Deputeti Enkelejd Alibeaj. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ai thotë se ky është një lajm i gënjeshtërt, i dalë qëllimisht nga zyra e Ministrit Saimir Tahiri dhe që ka për qëllim të baltosë dhe të shantazhojë opozitën.
Pas këtyre reagimeve, Televizioni Klan pyeti sërish në Policinë e Shtetit, e cila rikonfirmon se i ka mbërritur një shkresë nga pala gjermane, ku kërkon informacione për personin e arrestuar në datën 6 Prill dhe që rezultoi të ishte Taulant Alibeaj.
Policia e Shtetit thotë se nuk mund ta bëjë publike këtë shkresë për shkak të sekretit hetimor.
Tv Klan
















