Connect with us

Lajme

Vrasje për hakmarrje në Lezhë, adoleshenti ekzekuton 65-vjeçarin

Publikuar

Vrasja e kësaj të Hëne në Lezhë dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje.

Lek Lekgjonaj, 65-vjeç, është vrarë me armë zjarri në fshatin Manat nga Florian Përvathi, 17 vjeç.

Pas krimit, adoleshenti është vetëdorëzuar në polici, ku sipas burimeve policore, ka thënë se vrasjen e ka kryer për të marrë hak për të atin, i cili i është vrarë rreth 12 vite më parë. Vëllai i viktimës ka vrarë me armë zjarri babanë e autorit në vitin 2009.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur Lekgjonaj është qëlluar nga i riu në oborrin e banesës së tij.

Arma e krimit me të cilën 17-vjeçarin ka qëlluar mbi 65-vjeçarin është sekuestruar nga policia.

Arma e sekuestruar

Njoftimi

“Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.  Është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit Florian Përvathi. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.  Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia për ngjarjen.

Lexo edhe:

Detaje tronditëse/ Si nisi gjakmarrja, autorit i vranë babanë, nëna iu vetëvra

NA NDIQ NË FACEBOOK