Connect with us

Lajme

VIDEO/ Berisha: Ja çfarë denoncova në Prokurori për 8 janarin

Publikuar

më

Ish-Kryeministri Sali Berisha për rreth 2 orë dëshmoi para prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës lidhur me protestën e 8 janarit.

Berisha u shpreh se Lulzim Basha, i cili është shkarkuar nga çdo funksion nga Kuvendi Kombëtar dhe referendumi i anëtarësisë, është simboli i lidhjeve me krimin.

Berisha tha se Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip, që për të ruajtur karrigen, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston askund tjetër, dhe ai ia dorëzoi Edi Ramës.

https://www.youtube.com/watch?v=gp8DqTXIKMc

Ish-Kryeministri tha se do të dorëzohet çdo informacion që zotërohet lidhur me Lulzim Bashën dhe banditët që pushtuan selinë e PD-së.

“Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdori Policia e Edi Ramës, përdori banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një tjetër dëshmi e lidhjeve të mercenarëve të Lulzim Bravës me narko-policinë e Edi Ramës. Lulzim Brava nxori nga selia PD armët me mjetin e tij, por ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli”, tha Berisha.

Sipas tij, nuk ka asnjë që ve në dyshim ekzistencën e këtij grupi banditësh, të përbërë nga fondamentalistë, vrasës dhe pengmarrësit, që shërbenin si roje të Lulzim Bashës.

“Lulzim Brava, në kundërshtim me ligjet e vendit mbrohet nga Garda. Oficerët e Gardës nuk mund të qëndronin kurrë në mbrojtje të një njeriu që mban afër banditë të armatosur”, tha Berisha.

Ai tha se është absurde të mendosh se si një oficer Garde, që ka detyrë të ruajë dikë, të qëndrojë në të njëjtin vend me banditë e kriminelë.

“Persona që kanë qenë në mbrojtje të Lulzim Bashës, kanë qenë pjesë e organizatave terroriste, kanë qenë në Siri dhe janë kthyer”, tha Berisha, duke shtuar se “ata janë mercenarë, që mbronin Lulzim Bravën”.

Berisha tha se askush nuk më kundërshton dot për praninë e bandës në seli, për frëngjitë e lëna nga ku u lëshuan gazi, pluhuri toknik, bombat shurdhuese.

“Një njeri idealist me flamurin e PD që tentoi të vendoste në ballkon, u sulmua nga një grup primitiv, që i çanë kokën”, tha Berisha, duke ripërsëritur se në seli ka pasur njerëz të armatosur.

Ai shtoi se ka pasur fotografi të personave të tillë në seli, janë publikuar disa orë para protestës. Berisha tha se u gjakosën 12 protestues paqësorë, u helmuan me gaz me dhjetra e qindra të tjerë, ndërsa nga pala tjetër apo policia, nuk u gërvisht asnjë person.

Lajme8 seconds ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK