Connect with us

Lajme

VIDEO/ Basha e përjashtoi përjetë nga partia, Berisha: O Lul kimiku

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video, pamjet e së cilës tregojnë se si xhamat e dritareve të selisë së PD janë thyer nga brenda godinës, ndërsa copat e xhamit kanë rënë mbi kokat e demokratëve.

Berisha e ka postuar videon pak orë pas vendimit të Lulzim Bashës, i cili njoftoi përjashtimin nga partia të ish-Kryeministrit dhe disa prej mbështetësve të tij, ndërkohë që të tjerë mbështetës i ka pezulluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha është ndalur edhe njëherë te protesta e ditës së shtunë, ku sipas tij nga brenda selisë është qëlluar me gurë në drejtim të protestuesve. Sipas Berishës, persona të paguar nga Basha, kanë thyer nga brenda xhamat e selisë, në mënyrë që ato të binin mbi protestuesit, sipas tij paqësor.

Postimi i Berishës:

Pamje të papara! Akte vrastare të mercenarëve vrasës, trafikantët e pengmarrës të Lul Kimikut. Ata thyejnë xhamat dhe i hedhin mbi kokat e protestuesve paqësor! sb

NA NDIQ NË FACEBOOK