Connect with us

Lajme

VIDEO/ Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal, arrestohet

Publikuar

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka aksidentuar me automjet për vdekje një 83-vjeçar dhe për të fshehur ngjarjen e hodhi trupin e të moshuarit në kanal.

Policia ka sekuestruar dhe mjetin me të cilin 48-vjeçari Avni Hysa aksidentoi 83-vjeçarin nga Cërriku.

“Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në  Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes. U bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje. Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83-vjeçarit. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Avni Hysa, 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip ‘Audi’, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A.Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore, shtuan të njëjtat burime.