Connect with us

Lajme

Veliaj tjetër disfatë, Korça propozon Dukën për kryetar të FSHF-së

Publikuar

më

Pas Tiranës dhe Fierit edhe Korça rrëzon Erion Veliajn. Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit ka zgjedhur të përfaqësohet në zgjedhjet për Presidentin e Federatës me Ilirjan Përmetin dhe Roland Shkëlqimin, zyrtarë të futbollit të klubit të Skënderbeut.

“Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. SHRF Korçë konstatoi me shqetësim se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë Pogradec të merrte pjesë në këtë Asamble. Anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet të plotë, kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Votimet u paraprinë me tensione të mëdha, pasi ministri Niko Peleshi së bashku me kryetarin e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, si dhe ata të Devollit, Maliqit dhe Pogradecit kanë zhvilluar takime të posaçme me anëtarët e shoqatave me të drejtë vote.

Madje duke iu bashkuar nismës së Veliajt, u kanë kërkuar mbështetësve të firmosin një shkresë ku kërkojnë transparencë dhe shfuqizimin e vendimeve të mëparshme.

Pavarësisht tensioneve, vetëm 6 prej tyre kanë nënshkruar deklaratën në prani të noterëve.

Po ashtu edhe në Gjirokastër ministrja Mirela Kumbaro duket se është në aksion.

Mësohet se ajo ka  zhvilluar takime me anëtarët e shoqatës së futbollit të qytetit të gurtë për të kërkuar votën kundër emrave që mbështesin Armand Dukën.

Mësohet se për shkak të kundërshtimit është shkarkuar nga puna Petraq Meci, i cili është anëtar i shoqatës.

Prej ditësh, kreu i FSHF, Armand Duka, është vënë në shënjestër të sulmeve politike nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Madje tentativa e parë ka nisur në Tiranë kur kryebashkiaku i Tiranës i bëri presion anëtarëve të shoqatës për të votuar kundër Dukës.

Në audiopërgjimin ai shprehet se do të nisë takimet edhe në rrethe dhe që tashmë është bërë realitet.

Presioni ka vazhduar edhe me zbarkimin e tatimorëve në bizneset e familjes Duka, por edhe me Inspektoratin e Bashkisë në zyrat e FSHF-së.

Lajme28 minutes ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni4 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK