Connect with us

Lajme

U qëllua me armë nga i dashuri/ Detajet e ngjarjes brenda dhomës së hotelit

Publikuar

Një vajzë 23-vjeçare është qëlluar nga i dashuri me armë zjarri, në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. Plagosja e ndodhur këtë të Hënë dyshohet aksidentale, ndërsa vajza e lënduar raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja

Sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, çifti ka marrë një nga dhomat e hotelit “Delta”. Dyshohet se brenda dhomës, rreth orës 09:20, është shkrepur aksidentalisht arma që 32-vjeçari kishte me vete. Ky i fundit dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Plumbi ka prekur në shpatull 23-vjeçaren me inciale E.K., e cila mbeti i plagogusur.

Fatbardh Dervishi nga Sukthi (alias Doda), i cili ka disa ditë që ka ardhur nga Spanja në Shqipëri, pas plagosjes, e ka lënë vajzën aty dhe është larguar.

Kanë punonjesit e hotelit që kanë njoftuar autoritetet dhe një autoambulancë ka transportuar për në spital 23-vjeçaren me banim në Durrës.

Sipas bluve, e reja është jashtë rrezikur për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor.

NA NDIQ NË FACEBOOK