Shqipëri
U akuzua nga Erjon Veliaj: Prokuroria jep lajmin bombë për Armando Dukën

Sic eshte perfolur prokuroria e Tiranës ka nisur hètimet ndaj kreut të FSHF-së Armando Duka, për akùzën e vjèdhjes duke shpèrdoruar detyrën.
Këto hetime kanë nisur pas referimit nga policia e shtetit, ndërkohë që Duka do të rigarojë për kreun e FSHF-së, në zgjedhjet që do të mbahen në datën 2 Mars.
Duka kërkon mandatin e 6-të në krye të qeverisë së sportit, ndërsa përballë tij në garë është gazetari Dritan Shakohoxha.
Gjatë ditës së djeshme, ishte kreu i Bashkisë së Tiranës, ai që kërkoi nisjen e hètimeve ndaj Dukës, me pretendimin e korrùpsionit dhe vjèdhjes.
Çfarë deklaroi Veliaj për Dukën:
Më trego paratë. Duhet transparencë, ke marrë para për të bërë fushat, ku janë fushat, ku janë pagat e lùftës, pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? More 2 mln dollarë, ku shkuan? Zhdùken paratë dhe dikush duhet të përgjigjet.
Kur shikon që në 20 vjet të kanë ikur bashkëpunëtorët tregon se çfarë lidershipi je. Ajo që ndodhi në Durrës, ku u fàlsifikua firma e kryetarit të bashkisë së Shijakut. Si mund të thuash që ëndrrat e çunave në 20 vjet u vendoskan në Shijak.
Ndërkohë që në një reagim të mbrëmjes së djeshme FSHF i quajti qesharake akùzat e Veliajt, i cili shkoi edhe më tej duke kërkuar hètim ndërkombëtar për Dukën.
Deklarata e FSHF:
Po i drejtohemi sot komunitetit të futbollit dhe opinionin pas letrës qesharake të shpërndàrë nga Bashkia Tiranë në media për një hetim ndërkombëtar e galaktik ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në atë fletërrufe janë formuluar akùza delirante të denja për hètuesinë e kohës së dìktaturës ku dhe drejtësia vepronte me ùrdhra politik.
Kjo balonë tymuese e lèshuar ditën e sotme, një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët tanë dhe procesin zgjedhor që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ne duam të garantojmë kandidatët, anëtarët tanë, si edhe të gjithë pretendentët për kandidat se ofrojmë dhe garantojmë të gjitha kushtet për një garë të ndershme, të pastër dhe mundësinë për të zgjedhur të lirë nga ndikimi politik dhe krìmìnal.
Pas tènativave të vazhdueshme të dèshtuara për të intimiduar, shantazhuar dhe kërcènuar anëtarët tanë dhe pasi vrapuan të dalin në foto me vìktimën që sapo e kishin kërcènuar duke dèshtuar publikisht, sot Bashkia Tiranës doli hapur në përfshìrjen e saj në këtë proces zgjedhor që i takon ekskluzivisht vetëm komunitetit të futbollit.
Nëse deri pak orë më parë sulmonte për investime të mùnguara në infrastrukturën futbollistike të kryeqytetit, pas dìskretitimit me fakte publike sot kryetari komunës që ndihet Superman dhe Sherlok Holms, në delirin e pushtetit u shfaq si Kryeministër, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, shef i Shërbimit Informativ Kombëtar, President i UEFA-s apo FIFA-s.
Natyrshëm lind pyetja: nëse ka indicie, të dhëna, prova për kandidatët për garën në FSHF pse nuk i dërgon në organet ligjzbatuese por ndjek teknikën e shàntazhit publik. Pse këto indicie, prova apo të dhëna ja ka fshèhur drejtësisë duke kryer një vepër pènale?
Bëhet e qartë se ky është një kërcènim i hapur për njerëzit e futbollit sepse provat depozitohen në organet lìgjzbatuese dhe jo në media. Kjo ka për qëllim të vetëm krijimin e një klime tènsioni në këtë garë. Ne nuk hyjmë në të tilla diskutime qesharake sepse ne jemi institucioni që kujdeset për futbollin shqiptar dhe jo për marrëdhëniet me OKB-në apo NASA-n që ka kontaktuar krye-komunari për ta bërë hetimin të duket galaktik.
Me cilin tagër Bashkia e Tiranës sillet si hetuesi e kohës së dìktaturës ndërkohë që ajo ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve të këtij qyteti që po i betonizohet territori dhe po i zhdùken fushat ku duhet të luajnë fëmijët?
Autogoli mediatik i Bashkisë së Tiranës vërteton ndërhyrjen e dènueshme të saj për të prìshur zgjedhjet, të deènoncuar nga federata. Ne jemi të sigurt se komuniteti i futbollit në vend do ta konsiderojë në pozicion “jashtë loje” sùlmin e Bashkisë së Tiranës ndaj lirisë së zgjedhjeve dhe se nuk do të intimidohet fare nga abùzimet mediatike të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Përkundrazi, qetësisht do të shkojë në votime duke qenë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë të panegociueshme me asgjë.
















