Connect with us

Lajme

Tritoli në banesë/ Armand Duka: S’kam asnjë konflikt me të arrestuarin

Publikuar

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim për “Ora News” pas arrestimit të 34-vjeçarit Hasanaj si autor i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e tij ka mohuar çdo lojl konflikti më të riun.

Në media, mbrëmjen e të martës, kur u njoftua ndalimi i 34-vjeçarit, u aludua se ai ka pasur një konflikt me firmën e Dukës.

Por ky i fundit e konsideroi qesharake, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.

Arlen Hasanaj akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për identifikimin e ndihmuan kamerat e siguriësë dhe lëvizjet e të riut. Deri tani, i arrestuari nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

Policia e arrestoi pasi u kthye nga Tirana dhe po shkonte në banesë. Gjatë shoqërimit, ai nuk ka bërë rezistencë.

34-vjeçari nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK