Shqipëri
TRAGJIKE: Prindërit ia lanë që të kujdesej për të, gjyshja vret nipin

Një 49-vjeçare e identifikuar si Elena Anghel, u arrestua nga Policia pasi dyshohet se ka vrarë nipin e saj. Pesëvjeçari David-Mario Lazar, nipi i saj, u gjet i vdekur në banesë në Britaninë e Madhe, pasi ishte qëlluar me thikë.
Ajo u shoqërua fillimisht me dyshimin për vrasjen e nipit pesëvjeçar, ndërsa policia sot konfirmoi se ajo ishte arrestuar. Familja e Marios tashmë ka mbetur e tronditur pas tragjedisë, duke bërë sot homazhe për “djalin më të lumtur”.
I mituri u gjet me një plagë vdekjeprurëse me thikë në shtëpinë e tij, ku supozohej që për të të kujdesej Anghel. Gjyshja shpesh kujdesej për djalin ndërsa prindërit e tij punonin, thanë miqtë e familjes.
Një shok i afërt i familjes konfirmoi për Sun Online: “Gjyshja ishte ajo që u arrestua, nëna ishte në punë kur ndodhi dhe burri i saj gjithashtu. Ajo ishte personi i fundit që e pa djalin. Askush nuk mund ta kuptojë se si ajo kishte një thikë në dorë, ne nuk e dimë pse”.
“Kur e takova, ajo ishte gjithmonë në rregull. Ajo kurrë nuk kishte asnjë shenjë të një sëmundjeje mendore.”
Anghel njihej si një person i qetë nga fqinjët e familjes.
Një mik tregoi për tronditjen e tij nga ajo që ndodhi dhe tha: “Unë e njoh Elenën për shumë vite. E kam lënë vajzën time të qëndrojë me të kur unë dhe gruaja ime kemi dalë. Ajo është një person shumë i mirë”.
Prindërit zemërthyer të Marios, Cristina dhe Dorinel sot kanë bërë homazhe për djalin e tyre të vogël. Autopsia pas vdekjes konfirmoi se Mario i vogël vdiq nga plagët me thikë.
Prindërit e tij të shkatërruar thanë në një deklaratë: “Djali ynë, ai ishte fëmija më i bukur në botë. Ai ishte një djalë shumë i lumtur. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur që nga mëngjesi deri kur flinte. Ai kishte kaq shumë energji. Ai i pëlqente të kërcente dhe të këndonte. Ai është e gjithë zemra jonë, e gjithë dashuria jonë dhe është gjithçka për ne të dy.”
















