Shqipëri
Tjetër lëvizje e papritur e Bashës: Cakton drejtuesin e ri politik në Gjirokastër

Të tjera emërime vijnë nga selia blu.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se , anëtari i Kryesisë së z. Roland Bejko është emëruar si drejtues qarku në Gjirokastër.
Kjo lëvizje vjen pasi PD vendosi pezullimin nga të gjitha detyrat të Tritan Shehut.
Të nderuar Kryetarë,
Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI
















