Lajme
Tërmeti/ Reagon IGJEUM në Shqipëri: Ja sa ballë ishte

Tërmeti/ Reagon IGJEUM: Ishte 6 ballë
Departamenti Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, ka reaguar lidhur me tërmetin që tronditi veriun e Greqisë mbrëmjen e sotme.
Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.



















