Connect with us

Bota

Tërmet i fortë në Greqi, sizmologu: Kërkohet vëmendje, frikë për…

Publikuar

Greqia ditët e fundit është goditur nga një sërë lëkundjesh tërmeti. Këtë mesditë një tërmet me magnitutë 5.4 i shkallës rihter ka lëkundur vendin. Sipas  Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Mediat bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale. 

Profesori i Gjeologjisë dhe presidentit të Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymis Lekkas , ka reaguar pas tërmetit që ka goditur Greqinë gjatë mesditës së kësaj të diele.

Sizmologu është shprehur se pas tërmetit të fortë prej 5.4  Rihter që ndodhi në malin Athos në Halkidiki, priten edhe lëkundje të tjera pas çarjes që është shkaktuar.

Ai ndër të tjera shpjegoi se duhet të jemi gati për shumë pasgoditje  dhe pse duke analizuar shumë tërmetet e fundit është pak e vështirë të thuhet sesi do të sillen. 

 “Ka frikë nga shumë pasgoditje. Çështja është se nuk e di si do të sillet sepse është një rast i veçantë”, theksoi z. Lekkas.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pasgoditjet do të ndodhin në zonën përreth nga Sithonia dhe mali Athos 

NA NDIQ NË FACEBOOK