Connect with us

Shqipëri

Tensionohet situata në Parlament: Deputetët e Berishës përplasen ashpër me Lindita Nikollën pasi…

Publikuar

Komisioni i Rithemelimit i është drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolli përmes një shkrese ku i kërkon të refuzojë vendimet e deputetit Lulzim Basha. 

Në letrën e firmosur nga deputetët e PD Flamur Noka, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Luan Baçi, Edmond Spaho dhe Isuf Çelaj thuhet se Lulzim Basha është shkarkuar nga kryetar i PD. 
Në këtë shkresë kundërshtohet vendimi i deputetit Basha për të përjashtuar deputetët nga grupi parlamentar demokrat, mbështetës të liderit historik, Sali Berisha. 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 70 të saj, nuk lejon kushtëzimin e mandatit të deputetit prej asnjë vullneti të jashtëm tej vullnetit të deputetit. Në bazë të legjislacionit zgjedhor, deputeti pranon me vullnet të lirë kandidimin për një parti politike, ai është zyrtarisht deputet i asaj partie dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë përfaqësim përveçse vullnetit të lirë të deputetit. 

Nuk ka asnjë dispozitë në Rregulloren e Kuvendit apo ndonjë ligj tjetër që autorizon një grup parlamentar të p[ërjashtojë, pezulloë apo në ndonjë mënyrë tjetër të kufizojë a cënojë të drejtat e përfaqësimit dhe veprimtarisë parlamentare të një deputeti të grupit përkatës, në kuadër të atij grupi apo më gjerë në Parlament“, thuhet në shkresën e deputetëve të PD. 

Sot me firmë të Gazmend Bardhit i është dërguar Kuvendit kërkesa për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetëve Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Edmond Spaho si dhe për të hequr nga Komisionet Parlamentare deputetët që kanë dal në krah të liderit historik të PD Sali Berisha.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK