Connect with us

Lajme

Tensionet vijojnë/ Basha blindoi dyer në PD, Komisioni i Rithemelimit njofton protestë para selisë

Publikuar

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka njoftuar protestë para PD-së pas vendosjes së dyerve të blinduara në selinë qendrore.

Sipas njoftimit të komisionit, protesta do të mbahet të Shtunën e 8 Janarit në mesditë para selisë së PD-së. “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, është slogani i protestës.

Reagimi i Komisionit

Më herët, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD deklaroi se “nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbaje peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.  Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ’90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.  Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhet në njoftim.

Përgjigja e Bashës

Pas deklaratës së komisionit, reagoi zyra e shtypit pranë Lulzim Bashës, duke njoftuar se punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.

Më tej në reagim, thuhet se selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.

“Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista”, është reagimi i plotë.