Connect with us

Shqipëri

Sulmon çdo ditë Berishën: Kush e administron faqen zyrtare të PD dhe sa paguhet

Publikuar

Prej disa javësh faqja zyrtare e PD publikon cdo ditë sulme dhe akuza ndaj Sali Berishës deri ditën e sotme që e quajti “ Mashtrues Ordiner “ gjuhë kjo që faqja zyrtare e PD nuk e ka përdorur kurrë as ndaj Edi Ramës,Taulant Ballës, Erjon Veliajt etj. Gjuha e urrejtjes ndaj liderit historik të PD Sali Berisha është e papranueshme nga faqja zyrtare e PD që përfaqëson gjithë demokratët dhe jo vetem ato të rreshtuar në krah të Lulzim Bashës.
Luftën e retorikave le ta vazhdojnë në profile personale cilido si Berisha ashtu dhe Basha apo dhe familjaret e tyre apo mbështetësit dhe kurrsesi faqja zyrtare e PD.

Faqja administrohet nga një grup gazetarësh dhe sipas databasës së pagave në muajin Prill del që vetëm një gazetare në media paguhet mbi një milion e dyqind mijë lek

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK