Connect with us

Lajme

Sulmohen protestuesit te selia e PD, ka të plagosur (Pamjet)

Publikuar

më

Protestuesit janë sulmuar teksa kanë tentuar të futen në selinë e PD.

Duke përdorur një shkallë, disa protestues kanë tentuar të futen në katin e dytë të selisë Por, sipas dëshmitarëve, prej aty janë goditur nga disa persona që ndodhen brenda selisë.

Po ashtu, është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Një prej tyre u gjakos në pjesën e pasme të kokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri apel Lulzim Bashës të heqë dore nga dhuna.

“Hiqni dorë nga dhuna. Lulëzim largo rrugaçërit, vrasësit, kriminelët nga shtëpia e lirisë”, u shpreh Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK