Connect with us

Bota

“Stuhia do jetë historike”, meterologët paralajmërojnë ciklon të fuqishëm, ja kur

Publikuar

Pesë shtete amerikane kanë shpallur emergjencën, pas njoftimit nga meteorologët se pritet të goditen nga një stuhi e fortë që nuk ka ndodhur prej katër vitesh, raporton BBC. Kryebashkiaku Michelle Wu i Bostonit, një qytet që është familjarizuar me reshjet e dendura të borës, tha se stuhia mund të jetë “historike”.

Më shumë se dy metra borë mund të bjerë në New England. Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për përmbytje në zonat e banuara pranë bregdetit. Mbi 5,000 fluturime në SHBA të planifikuara nga e premtja deri të dielën, u anuluan sipas FlightAware.

Stuhia parashikohet të godasë nga Karolina deri në Maine, duke fuqizuar erën dhe duke aktivizuar edhe uragan në zonat bregdetare.

Vetëm në Nju Jork, meteorologët parashikojnë 20-30 centimetra borë me erëra deri në 72.42 kilometra. Autoritetet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, paralajmërojnë për temperatura të ulëta dhe kushte të rrezikshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrugët.

NA NDIQ NË FACEBOOK