Connect with us

Shqipëri

Spartak Braho zbulohet “vrasësi” dhe arsyen e vrasjes së Deputeti të PD E.A

Publikuar

më

Deklarata e Spartak Brahos se ka informacione se do të vritet deputeti E. A. duket se është një skenar i qartë, edhe pse drejtësia menjëherë duhej ta kishte marrë në pyetje këtë ish-prokuror të Enver Hoxhës që vazhdon të stisë skenare të kohës së tij.

Menjëherë pas kësaj deklarate, deputeti Enkeled Alibeaj i ka kërkuar mbrojtje Gardës. Kjo e fundit, pa verifikuar pretendimet e Spartak Brahos, menjëherë i ka vënë në dispozicion deputetit E.A.

Sa herë ka një kërcënim, hetohet vërtetësia e tij dhe merren masat. Në rastin konkret, asnjë hetim – por vetëm zbatim i skenarit nga ana e Gardës.
Braho dhe Garda “shpëtojnë” deputetin E.A. nga “vrasësi” imagjinar dhe me mendjen e tyre, bashkëjetuesja e Alibeajt – anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duhet t’i jetë mirënjohëse Brahos që “i shpëtoi” bashkëjetuesin.

Nderi shlyhet me nder. Vota e saj është shumë e rëndësishme për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Është mësuar se edhe Gazmend Bardhi ka vizituar Policinë, po nuk mund të themi se ka kërkuar edhe ai mbrojtje pasi pjesëtarët e Gardës ndoshta refuzojnë të shoqërohen me Bardhin, por informacioni i sigurt është që Bardhit i është bërë e qartë nga Policia se në rast se ka persona të tjerë të armatosur në selinë e PD-së, përveç gardistëve të shtuar për Bashën, do të jetë ai përgjegjës.

Ndërkohë, votimi që ka zgjedhur Bashën kryetar me “një anëtar – një votë” nuk është regjistruar akoma në gjykatë dhe në raport me gjykatën është i njëjtë me votimin që është mbajtur për shkarkimin e tij, çfarë e bën të pakuptimtë se si Garda e trajton akoma si Kryetar të PD-së, Lulzim Bashën, i cili është zgjedhur në korrik të vitit 2021 me mbi 30 mijë vota dhe është shkarkuar në dhjetor të vitit 2021 me 44 mijë vota.

Theksojmë se asnjë votim akoma nuk është regjistruar në gjykatë.

Advertisement