Connect with us

Shqipëri

Sot është koha t’u ktheni borxhin demokratëve

Publikuar

Nga Arlind Hoxha 

Deri më dje kam besuar se do kishte hapa mbrapa nga dy palët për të mirën e të gjithëve, pasi “lufta” ishte adresuar në 2 fronte, baza që ishte kundër figurës së Lulzim Bashës, te cilët kërkonin largimin e tij pas humbjes dhe nga ana tjetër është pjesa kupolës drejtuese që ishin në krah të Bashës si detyrim moral për postet që gëzonin falë tij. Nga shtatori deri më dje ka pasur lojë fjalësh, lojë nervash, akuza ndërsjellta, përjashtime mikro, kuvende për treguar forcën në elektorat, ultimatume, blindime te dyerve dhe protesta.

Këto gjithmonë të adresuara në 2 fronte kundër Lulzim Bashës dhe kundër Sali Berishës. Dje “lufta” mes liderit dhe kryetarit u spostua në luftë personale mes deputetëve me përjashtime të figurave të partisë demokratike që kanë 30 vite kontribut në parti dhe për ironi të fatit votuan dhe persona që akoma nuk kanë mbushur 30 vjeç apo persona qe deri më dje shanin PD-në me libër shtëpie. 


Përçarja tashmë evidente, baza që nuk do drejtuesit, e drejtuesit që lëshojnë gaz ndaj bazës. 


Një llogari e thjeshtë pas një viti do zhvillohen zgjedhjet lokale dhe praktikisht do kemi një kupolë drejtuese që nuk zbret dot në bazë për fushatë pasi baza nuk e harron gazin dhe dhunën e policisë në shtëpinë e tyre të kërkuar nga ata që nesër do u kërkojnë votën. 


Në këto kushte me këtë përcarje praktikisht, logjikisht e ne cdo aspekt ne te cilin mund ta marresh situaten nuk fitojnë asnjë bashki. 


Ka vetëm një mënyrë për ta fituar, që Rama të hapë krahun dhe të falë disa bashki si dhuratë që Basha të mbaj sërish karrigen. Pra, përcarja jonë avantazhon Ramës dhe e ka po aq të thjeshtë te fitojë të gjitha bashkitë aq sa e kishte në 2019 ku zotëria nuk pranoi të futej në zgjedhje. 

Sot, nuk është më koha që sakrificat e demokratëve të thjeshtë të hidhen poshtë nga një grusht njerëzish që nuk kanë guximin të dorëhiqen dhe të futen sërish në garë e të tregojnë forcën me mbështetje dhe vota bashkuese, por fshihen pas dyerve të blinduara dhe janë gati të përjashtojnë cdo individ që del kundër tyre. Reformimi me votë duhet të lind nga kryetarët e degëve deri tek kryetari i partisë. 

Partia Demokratike lindi si parti e lirisë, jo parti e vetizolimit apo parti e pazareve dhe askush për asnjë lloj qëllimi nuk mund ta mbaj peng partinë pa vullnetin e antarsisë. Ështe antarësia dhe mundi, kontributi i të gjithë antarëve që ju jeni aty ku jeni prandaj ngrihuni në lartësinë e detyrës dhe respektoni partinë që përfaqësoni respektoni veten dhe mbi të gjitha respektoni votuesit tuaj. Të gjithë e vuajnë opozitën por më shumë e vuajnë ata anëtarë që ka 8 vite që rropaten rrugëve pa punë, pa të ardhura ndonjëherë dhe përfundojnë nëpër qeli burgjesh pas protestave. 


Demokratët e thjeshtë nuk janë borxhlinj ndaj jush por ju ndaj demokratëve jeni më shumë se ç’mund ta mendoni. 


Sot është koha tu ktheni borxhin dhe të pozicionoheni krah tyre.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK