Connect with us

Shqipëri

Situata live në Selinë e PD: Nuk lejohet të hyjnë….

Publikuar

Sot është dita kur përfundon afati që Komisioni i Rithemelimit të PD-së, që i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të lirojë zyrën. Kjo pasi Komisioni i Rithemelimit vendosi përmes një referendumi shkarkimin e Bashës nga drejtimi i PD-së.
Më pas përmes një njoftimi, ky komision i la një afat Bashës që të lironte zyrën. Në një lidhje live ‘News24’ gazetari Osman Stafa raportoi se situata në selinë e PD-së paraqitet e qetë, por në godinë ka pasur risi për këtë vit të ri.

Siç shihet edhe nga pamjet e transmetuara, në dritaret dhe dyert e selisë së PD-së janë vendosur banesa me logo të kësaj partie. Po ashtu në pamjet që po transmetonte live ‘News24’ u pa në sfond nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila tentoi që të hynte brenda në seli, por dera ishte e mbyllur.
Gjatë raportimit Osmani tha se tashmë dera kryesore e selisë do të hapet në mënyrë mekanike nga dikush dhe nuk do të jetë lejohet hyrja për të gjithë nga kjo hyrje, por vetëm kryetari i partisë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK