Connect with us

Lajme

Shqiptari pret hekurat e qelisë dhe arratiset me çarçaf për Vit të Ri

Publikuar

Një shqiptar në burgun e Vercellit në Itali ka shfrytëzuar shpërqendrimin e gardianëve dhe rojeve për Vit të Ri dhe është arratisur nga qelia.

Ai ishte dënuar për disa grabitje në vila të ndryshme në shtetin fqinj. Duket se ai e kishte planifikuar këtë arratisje pasi jashtë e prisnin bashkëpunëtorët e tij.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe më pas ka zbrituar me çarçaf poshtë.

Në tentativë arratisjeje e sipër ka tentuar të zbresë me çarçaf edhe shoku i tij i qelisë, shqiotar edhe ky i fundit por ai ka rënë duke thyer krahun ndërsa ishte duke zbritur.

Pasi u mor vesh arratisja, në Piemonte janë ngritur postblloqe të shuma policie.

NA NDIQ NË FACEBOOK