Connect with us

Shqipëri

Shkodranët “masakrojnë” Helidon Bushatin me komente

Publikuar

Demokratet masakrojne drejtuesin politik te Shkodres, deputetin e listes Basha, Helidon Bushatin. Ky i fundit ka shkruar ne rrjetin social facebook nje status mbi 14 janarin, 32 vjetorin e demostrates se pare antikomuniste, por vala e komenteve kunder tij ka qene per tu distancuar nga Lulzim Basha. Njezeri ata qe e votuan si deputet dhe demokrate te tjere, i kujtojne atij ngjarjet qe kane ndodhur gjate ketyre diteve, duke mos kursyer fyerjet dhe akuzat edhe ndaj tij, per heshtjen e shfaqur. Bushati shkruan:

Fillesat janë në Shkodër, dhe kjo na bën krenarë si qytetarë e përfaqësues. E tillë ishte edhe demonstrata e parë antikomuniste 32 vite më parë, ku mijëra shkodranë u ngritën kundër simbolit të regjimit gjakatar, bustit të Stalinit. Demokratët dhe qytetarët e Shkodrës i kanë prirë historisë me vizionin perendimor në zemër. Jam i bindur që ne, familja jonë e madhe e demokratëve e kemi forcën për t’u bashkuar e ringritur kudo, e për t’i dhënë serish vendit energjinë e drejtimin e duhur. Për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e për ta bërë shpejt pjesë të familjes europiane. Sic e deshën dhe e ëndërruan protestuesit e 14 Janarit 1990.

Vala e komenteve poshte ketij statusi nuk ka nevoje per shume komente dhe tregon qendrimin e vertete qe kane demokratet ne kete perballje Berisha – Basha. Ne mase ata nuk e njohin me Bashen si kryetar!






Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK