Kosovë
Shifra marramendëse: Ja sa miliona euro shpenzuan kosovarët për Vitin e Ri

Harxhimet e pa kontrolluara të qytetarëve të Kosovës për festat e fundviti për shumëkënd janë të pakapshme, madje këto kapin shifra milionëshe. Pjesa më e madhe e këtyre bëhet për ushqim.
Me 18 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në varfëri ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit.
Në këtë periudhë kohore, rreth një e treta e familjeve në Kosovë e festojnë vitin e ri dhe se vetëm 55 për qind kanë blerë produkte me zbritje. Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2021”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa.
“64 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thekson raporti.
UBO Consulting thekson se, 63 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije, 13 për qind për dhurata, 11 për qind për dekorime, 5 për qind të tjera dhe nga 4 për qind për mbrëmje muzikore dhe udhëtime.






















