Kosovë
Serbët nga Kosova nisen me autobusë për të votuar në Serbi, kolona në Jarinje dhe Merdare

Shumë autobusë të mbushur me qytetarët serb janë nisur sot nga veriu i Mitrovicës për në Serbi, për të votuar në referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese. Serbët e Kosovës do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.
E shkuarja e qytetarëve serb me autobusë në këto vende, ka shkaktuar kolona të gjata në pikat kufitare në Jarinje dhe Merdare.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, raportohet se në dalje të këtyre dy pikave kolona është e gjatë nga 100 deri në 200 metra, kurse pritjet janë 15 deri në 60 minuta.


















