Connect with us

Shqipëri

Sali Berisha sulmon me emra deputetët në krah të Bashës: Jorida Tabaku pranon…

Publikuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar mbremjen e sotme veprimin e Alfred Rushajt, i cili nuk do të jetë më kryetar grupi i PD-së pikërisht për arsye se nuk doli hapur kundër Berishës, sipas aludimeve.

I ftuar në Vizion+, ish-Kryeministri shqiptar foli dhe për deputetët e tjerë të PD-së të cilët mbrojnë Lulzim Bashën, duke përmendur në veccanti Jorida Tabakun, të cilëve i tha se duhet t’u vijë turp që pranojnë 1900 për 5004 (Referuar numrit të delegatëve që pretendon Basha se kishte ne kuvendin e 18 dhjetorit).

Sipas Berishës këta deputetë po bëjnë ‘vëtëvrasje politike”, prandaj i sugjeroi që bëjnë mirë të zgjedhin PD-në përpara Bashës që është peng i Ramës.

Tomorr Alizoti është një deputet që ndonëse ka dalë kundër veprimeve të Lulzim Bashës, edne nuk është pozicionuar krah Berishës. I pyetur mbrëmjen e sotme nëse ka pasur takim metë për ta bindur t’i bashkohet, Berisha tha se e ka takuar para një muaji, por respekton vendimet e tij dhe nuk bind askënd që t’i bashkohet.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Do jemi tërësisht kundër Ramës. Basha është lëvozhgë e Ramës. Edi Rama me Lulzim Bashën mendojnë se mori zërin e fundit të rëndësishëm kundër tij, por ajo ditë faktoi opozitën e vërtetë. Kjo opozitë do të rritet më shumë për rrezimin e tij .

Pyetje: Jeni ju dhe 13 deputetë. Mendoni të krijoni grup tjetër?

Berisha: Ata që ndihen deputetë të PD-së, të bashkohen me zgjedhësit e tyre, me partinë e tyre. Të largohen nga Lul Brava. Aty janë totalisht në funksion të Edi Ramës. Ju i patë dje në Fier sesi një i vetëshpallur kryetar i Fierit, ishte fitues i tenderave të bashkisë socialiste. Nuk jam kundër biznesit të demokratëve, por jam kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion me socialistet. Kam besim te arsyetimi i deputetëve. Ata nuk mund të qëndrojnë pranë atij që hedh gaz.

Pyetje: E keni takuar Tomorr Alizotin?

Berisha: E kam takuar para një muaji dhe ai ka qëndrimet e tij. Këtu nuk është problemi të zgjedhë mes meje dhe Lulzim Bravës, por për PD-në. Nuk kanë nevojë të quhen deputetë të Berishës, por të PD-së.

Largimi i Rushajt?

Berisha: E vlerësoj si akt serioziteti dhe integriteti. A mundet Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, këta deputetë të pranojnë 1900 për 5400? A ka turp më të madh se ky? Ky është krim, falsifikim publik. Krim i dënueshëm. Si mund të pranojnë ata. Lulzim Basha i thotë shqiptarëve nuk jam shkakruar unë nga nga 4400 delegatë apo 44 mijë anëtarë, por ja ku kam 5000 delegatë, por ajo sallë ka 1900 karrige. I pyes këta deputetë dhe jam i bindur që do të realizojnë këtë gjë. E kutpojnë ata se ky është rekord i zi që do mbahet mend në histori. Një njeri peng mashtron dhe shpall 1900 për 5400. A munden që këto zonja dhe zotërinj të nderuar të qëndrojnë në këtë bazë? Interesi absolut i tyre eshtë të kthehen në PD. Përndryshe nëse mbajnë qëndrim të tillë, bëjnë “vetëvrasje politike”.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK