Connect with us

Ndryshe

Reperi i njohur nuk përmbahet, godet me grusht një fans

Published

on

Kanye West dyshohet se ka goditur me grusht një fans pasi i kërkoi një autograf.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

44-vjeçari, i cili tani quhet Ye, dyshohet se debatoi me fansin jashtë një klubi në Los Angeles.

Fansi iu afrua reperit që po afrohej pranë makinës së tij jashtë klubit, kur i kërkoi autografin.

Një video e siguruar nga TMZ, e regjistruar nga një kalimtar i rastësishëm, tregon reperin, në dukje i inatosur, duke bërtitur.

Më pas, dyshohet se Kanye e goditi me grusht duke e rrëzuar në tokë. Policia po heton ngjarjen por nuk ka të arrestuar.

Ndërkaq, sa i përket reperit, ende nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com