Connect with us

Lajme

Protesta e 8 Janarit/ Berisha: Basha e di dhe vetë që nesër del nga zyra. Do përdorim mjete teknike paqësore

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i vendosur se protesta e ditës së nesërme do të arrijnë qëllimin e nxjerrjes së Lulzim Bashës nga zyra e kryetarit të PD-së. Zyrë që sipas Berishës, Basha e ka pushtuar duke mos respektuar votimin e referendumit të 18 Dhjetorit për shkarkimin e tij si kryetar i PD-së.

Por, kur dyert janë të mbyllura, si do nxirret Basha nga zyra?

Berisha tha se nuk do përdoret dhunë, por saktësoi se “ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore”.

“S’do ta gjuaj kush me mjete luftarake, s’ka diskutim. Midis nesh s’mund të ketë njerëz të armatosur, me pekule do e nxjerrim”, tha Berisha në një prononcim për gazetarët nga oborri i selisë së PD-së.

Lajm në përditësim…

NA NDIQ NË FACEBOOK