Connect with us

Lajme

Primaret e Durrësit/ Kush janë dy kandidatët e vetëm në garë, mes tyre dhe një 28-vjeçare

Publikuar

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit në PD do të mbajë primaret për të zgjedhur 6 kandidatët për zgjedhjet e parakohshme lokale. Primaret do të mbahen në 6 degë të PD-së, që përkojnë dhe me 6 Bashkitë që do të zgjedhin kryetarët e rinj.

Ndryshe nga sa u tha fillimisht, në Durrës nuk ka pasur një marrëveshje nën zë mes Berishës dhe Bashës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se demokratët e Durrësit nesër do të kenë vetëm dy mundësi zgjedhje.

Në garë janë urbanisti Ardian Muka dhe 28-vjeçarja Silvja Gjepali. Muka është një emër i përfolur edhe më herët si kandidat për Bashkinë e Durrësit, ndërkohë që PD e Lulzim Bashës pritet që të garojë me Luan Hotin, i cili aktualisht mban postin e kreut te degës së PD-së për qytetin bregdetar.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit për anëtarët e PD-së në Durrës:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Dega Durrës!

Ju njoftojmë se nesër, datë 30 Janar, nga ora 08:00 deri në 17:00, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu ” zhvillohet e procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidaturës më të mirë të ardhur nga propozimet e bazës, për Bashkinë Durrës.

Për herë te parë antarësia e Partisë Demokratike përmes primareve vendos me votë për kandidatin më të mirë.

NA NDIQ NË FACEBOOK