Connect with us

Shqipëri

Primaret, Agron Shehaj ka një mesazh për demokratët: Për herë të parë

Publikuar

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë në Primaret që po zhvillohen në 6 qytete, ku do të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Ai thotë se për herë të parë anëtarët e Pd do të zgjedhin me votë kandidatët për kryetarë bashkie, ndërsa shton se konfliktet brenda PD-së duhet të zgjidhen me votë.

“Për herë të parë, anëtarët e Partisë Demokratike do zgjedhin me votë në Primare kandidatët për kryetarë bashkie. Konfliktet duhet të zgjidhen nëpërmjet votës. Thelbi i demokracisë është respektimi i pakicës, por shumica ka fjalën e fundit. Të dashur demokratë, shkoni dhe votoni”, shkruan Shehaj.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK