Connect with us

Lajme

“Po talleni apo çfarë?”/ Gaz Bardhi kapet me policinë

Publikuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sapo doli nga selia e PD-së hodhi akuza mbi policinë e Shtetit se po ndalon persona që nuk duhet.

Sipas tij, me urdhër të Edi Ramës, uniformat blu kanë ndaluar anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetarë seksionesh.

“Policia e Shtetit ka hyrë në rol. Pse po ndalohen anëtarët e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, pse po ndalohen kryetarët e seksioneve të PD-së.  

Pasi ka përfunduar procedura ligjore, shkoj aty te ai grupi i policëve dhe i pyes kush është shefi juaj, më thonë e ke lart. Shkoj te ata lart më thonë që e ke poshtë.

Unë dua të pyes zyrtarët e policisë së Shtetit, se pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës. Pse duhet ky terror për anëtarët e PD që kanë ardhur në punë që në mëngjes, pas terrorit që hoqën nga protestuesit e tani duhet të durojnë këtë,” tha Bardhi.

NA NDIQ NË FACEBOOK