Connect with us

Lajme

Petkov: Në asnjë mënyrë nuk kontestojmë gjuhën dhe identitetin maqedonas

Publikuar

Kryeministri bullgar Kiril Petkov sonte tha se në asnjë mënyrë nuk e vënë në dyshim identitetin dhe gjuhën në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se janë krenarë sepse Bullgaria është vendi i parë që ka njohur Maqedoninë.

“Kur je shtet i pavarur, ne në asnjë mënyrë nuk e vëmë në dyshim identitetin, gjuhën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është e drejta juaj e identitetit. Askush nuk e konteston këtë”, tha Petkov në një intervistë për “TV Sitel”.

Ai tha se ne duhet të ndërtojmë lidhje më të ngushta. Petkov nesër do të vizitojë Maqedoninë.

NA NDIQ NË FACEBOOK