Connect with us

Lajme

Personat me nevoja të veçanta kërkojnë nga Qeveria e re kushte më të mira

Publikuar

më

Personat me nevoja te veçanta kërkojnë nga Qeveria e re kushte më të mira, para së gjithash infrastrukturore, shkruan Alsat.

Ankohen se përballen me vështirësi të shumta gjatë lëvizjes për të kryer punët e përditshme pasi nuk ka trotuare e as rrugë të posaçme për lëvizjen e tyre.

Thonë se nuk kanë aspak ndihmë nga shteti dhe se ato pak kushte që i kanë siguruar, janë nga donatorë humanitarë të cilët ua kanë shtrirë dorën si në blerjen e karrocave ashtu dhe në ndihmesat e tjera për të mbijetuar.

“Shekulli 21 ne nuk kemi kushte elementare për personat me nevoja të veçanta është diçka e mjerueshme. Apelojmë për pasjen e trotuareve, të kemi nëpër institucione vendkalime..ta marrin parasysh këtë kategori të njerëzve. Në komunën e Çairit ju e shihni se nuk kemi as trotuare, as asgjë, për fat të keq. T’I kishim do ishte mirë. Kemi pengesa, çdo herë dalim nëpër televizione/media por askush nuk na merr parasysh, edhe ne jemi njerëz si çdo njeri kemi dëshirë që njëherë e përgjithmonë të rregullohen problemet e personave me nevoja të posaçme”, tha Ertan Shakiri, Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS Vita” – Shkup.

Të vetmen ndihmë financiare të cilën mund ta marrin nga shteti pas moshës 26 vjeçare janë shtesat sociale prej 11.000 denarësh në total të cilat sipas tyre nuk i plotësojnë as nevojat më elementare. Kërkojnë rritje të ndihmës shtetërore.

“Njëzet vjet nuk ka pësuar rritje ndihma shtetërore “kujdesi për tjetrin”. Unë nga viti 2004 marr ndihma me shumën e njëjte. Ne marrim ndihma sa për të blerë 2 paketa vaj, ku janë harxhimet tjera? Unë shpenzoj nga 70 euro në muaj vetëm për ilaçe. Me 11.000 denarë para të shtetit nuk mund të mbijetohet, çfarë të paguash më parë? Rrymën, taksat..?”, u shpreh Zhivko Milevski, Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS Vita” – Shkup.

Jo zyrtarisht, shfrytëzues të kësaj ndihme shtetërore janë mbi 2000 persona me aftësi të veçanta, ndërkaq Maqedonia e Veriut nuk posedon regjistër nacional i cili tregon saktë se sa është numri i personave me nevoja të posaçme në vend./ Alsat.mk

Maqedoni15 minutes ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri45 minutes ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme2 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota3 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri3 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni4 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme4 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë4 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni5 hours ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri5 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme5 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

NA NDIQ NË FACEBOOK