Connect with us

Lajme

Paloka: Rama nuk ia ruan fytyrën pengut të tij Basha

Publikuar

Deputeti i PD, Edi Paloka, e ka cilësuar sërish Lulzim Bashën peng të Edi Ramës, duke iu referuar sërish komenteve të këtij të fundit.

Në postimin e tij Paloka shkruan se e vetmja e mir e Ramës është që pengun e demaskon dhe denigron publikisht.

Postimi i Palokës:

Rama ka vetem nje “te mire” , qe ja kam vene ne dukje dhe here tjeter ; kur te ka blere apo te ka marre peng ne cfardo menyre, ka deshiren qe kete ta bej te ditur publikisht dhe nuk ja ruan fare fytyren pengut.

E imagjinoni , kur te fillojne seancat parlamentare dhe Basha te filloje te luaj rolin e opozitarit ne Parlament se cfare mund ti pergjigjet Rama ? Nuk do ta permbaje deshiren perverse per ta poshteruar pengun e tij.

Tanime nuk ka nevoje qe njerzit te fantazojne per marreveshje sekrete mes te dyve. Tani ka nje akt publik : Basha i ka kerkuar me shkrim Rames ( pjese e poshterimit ) qe ti dergoje policine per te dhunuar demokratet ne shtepine e tyre, e per te “mbrojtur” karrigen e tij.

P.S

Nderkohe , paturpesisht, megjithese ekziston dhe eshte bere publike kerkesa me shkrim e deputeteve te Bashes, drejtuar policise, ky i fundit e ka mohuar sot publikisht qe ta kete therritur policine!

Po qe Basha genjen nuk eshte me lajm per askend!

NA NDIQ NË FACEBOOK