Connect with us

Lajme

Paloka: Ja si Lulzim Basha po poshtëron njerëzit që mban rrotull

Publikuar

Deputeti Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama po mban peng dhe poshtëron Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit me stilin e Kryeministrit, po poshtëron ata që ka rrotull.

Paloka shprehet se me 8 janar, Basha urdhëroi ata që ka rrotull që të ktheheshin në mburoja të gjalla për karrigen e tij.

“Në fakt të jesh peng është e rënde, po të behesh peng i pengut…!

I gjithë spektakli alla Rama i Bashës dhe të tijëve, ka një qëllim të dështuar pa nisur në fakt; Basha kërkon të justifikoje ndihmën direkte të Ramës për karrigen e tij. Kërkon t’ju mbushë mendjen njerëzve se policia e Ramës u thërrit prej tij se po “rrezikohej jeta” e deputetëve e jo karrigia e tij!

Lodhet kot, se nga 8 janari, askush nuk dyshon më se e gjithë cfarë ndodhi e po ndodh me opozitën, shkatërrimi i saj, është ajo që kanë dashur e duan bashkarisht Rama-Basha dhe shefi i tyre Soros”, shkruan Paloka.

Postimi nga Edi Paloka

Rama mban peng e poshtëron Bashen ! Basha me stilin e Rames ka dite qe poshtron ata qe ka rrotull.

Jo vetem i urdheroi te shkojne me 8 janar ne seli qe te ktheheshin ne mburoja te gjalla per karrigen e tij, po tani i ka vene ne rresht dhe recitojne pa u skuqur tekstin qe ju ve perpara Basha.

Te gjithe burra-gra e gra-burra paskan ndjere ate dite t’ju kercenohet jeta prej demokrateve. Madje dhe njera qe me 8 janar postonte foto nga Maldivet , doli dhe tregonte se sa e kercenuar ishte ndjere per jeten !!! Dinjiteti ne plehra!

Ne fakt te jesh peng eshte e rende, po te behesh peng i pengut…!

I gjithe spektakli alla Rama i Bashes dhe te tijeve, ka nje qellim te deshtuar pa nisur ne fakt; Basha kerkon te justifikoje ndihmen direkte te Rames per karrigen e tij. Kerkon t’ju mbushe mendjen njerezve se policia e Rames u therrit prej tij se po “rrezikohej jeta” e deputeteve e jo karrigia e tij!

Lodhet kot, se nga 8 janari , askush nuk dyshon me se se e gjithe cfare ndodhi e po ndodh me opoziten, shkatrrimi i saj, eshte ajo qe kane dashur e duan bashkarisht Rama-Basha dhe shefi i tyre Soros !

NA NDIQ NË FACEBOOK