Connect with us

Lajme

Nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain, ndërhyn policia

Publikuar

më

Parandalohet një krim në familje në Vlorë. Vëllai tenton të vrasë me pistoletë vëllain.

Policia arrestoi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë për ta qëlluar.

Më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë ai e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.