Connect with us

Lajme

Njëri u vra, tjetri mbeti i plagosur/ Kush ishte shënjestër e atenatit në Tiranë

Publikuar

Detaje të reja janë mësuar për atentatin e pasdites së sotme në “Don Bosko”, Tiranë. Raportohet se vëllezërit Erion dhe Blerim Çela kanë qenë “shënjestra” e autorëve. 35-vjeçari Erion Çela humbi jetën direkt në vendngjarje, kurse vëllai i tij mbeti i plagosur.

Viktima rezulton të ketë përdorur dy emra (Erion dhe Aleksandër Çela) por është e paqartë arsyeja pse ai ka ndërruar emrin, pasi nuk ka të dhëna për rekorde kriminale me këto të dhëna.

Po ashtu i plagosur mbeti edhe Edmond Crroj 41 vjeç, i cili rezulton me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali. Të plagosur kanë mbetur edhe Arben Dani, 46 vjeç dhe Azbi Selimaj 19 vjeç. Mësohet se ky i fundit ishte kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja. Autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga jashtë nga një makinë tip “Benz” në lëvizje.

NA NDIQ NË FACEBOOK