Lajme
Nënë e vetme me vajzë 3-vjeçare! Jeton pa asnjë të ardhur, kërkon çfarëdolloj ndihme!

Kjo është Sillvana Jovanovska e cila jeton e vetme me të bijën 3 vjeçare. E pa punë, pa asnjë të ardhur mujore dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, ajo kërkon ndihmën e çdokujt. Shprehet se dyert i ka të hapura për çfarëdo lloj ndihme, por më së shumti thotë se ka nevojë për rregullimin e banjës e cila nuk plotëson as kushtet minimale. Deri më tani i kanë ardhur disa ndihma, por që nuk janë të mjaftueshme për të siguruar jetesën.















