Connect with us

Lajme

MPJ: Qytetarët tanë dhe stafi diplomatik në Kazakistan janë të sigurt

Publikuar

më

Ministria e Punëve të Jashtme, informon se shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kazakistan dhe stafi diplomatik janë të sigurt, transmeton TV21. Nga MPJ bëjnë apel që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë në Kazakistan, ndërkaq shtojnë që qytetarët që ndodhen në Kazakistan të mos i lëshojnë objektet ku ndodhen dhe të shmangin tubimet publike.

“Ministria e Punëve të Jashtme e përcjell rregullisht situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës sonë në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë që ndodhen atje. Pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ka kontakte të rregullta me qytetarët tanë, të cilët ndodhen në lokacione të sigurta.

Deri më tani Ambasadës sonë i janë drejtuar vetëm dy shtetas tanë, për gjëra të vogla, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë; por asnjë nga personat nuk është në gjendje të rrezikuar.

Mbeten në fuqi rekomandimet drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Kazakistan, ndërsa ata që aktualisht ndodhen në vend të mos i lënë objektet ku ndodhen dhe të shmangin tubimet në vende publike për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se stafi diplomatik në Ambasadën tonë në Nur-Sulltan nuk është i rrezikuar dhe se i kryen punët pa ndërprerje.
Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në Kazakistan dhe nëse është e nevojshme do të nxjerrë rekomandime shtesë për qytetarët tanë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Maqedoni24 minutes ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Shqipëri54 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme1 hour ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme2 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri4 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme5 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme6 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni6 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri7 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK