Lajme
Momenti kur viktima dhe të plagosurit nxirren nga lokali në ‘Don Bosko’

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë me të shtëna armësh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Në foto shihet momenti kur janë nxjerrë nga lokali viktima dhe të plagosurit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është qëlluar me kallashnikov. Sakaq, ngjarja ka shokuar banorët dhe klientët në lokal, të cilët kanë qenë dëshmitarë.





















