Connect with us

Lajme

Memedi: Të zgjidhen rastet e montuara dhe të dëmshpërblehen të pafajshmit

Publikuar

Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët akuzoi partinë në pushtet BDI se me vite nuk arriti të zgjish rastet e montuara gjyqsore. Memedi porositi që sa më shpejt të pastrohen këto raste dhe të pafajshmive në këto raste tu ndahet dëmëshpërblim.

“Fatekqësi e madhe është që ende në 2022 të flasim ende mbi dhjetra raste të montuara politike dhe kjo është fatkeqësi e gjithë klasës politike e sidomos e asaj që Qeverisë me këtë vend me dekada. Premtim dhe dëshirë për të zgjidhur këto raste kanë shfaqur të gjitha subjektet politike disa ndoshta edhe e kanë pasur deklarativisht sepse kanë qenë në Qeveri, ndoshta edhe nga pamundësia procedurale, kjo është cështje tjetër por nuk dua të politizohet pasi secili rast është me fakte të ndryshme dhe janë në faza të ndryshme të procedurës dhe nuk është mirë që të rrisim shpresen tek ato njerëz me gjëra të cilat nuk e dim a do të zgjidhen përfundimisht sepse jetojmë në një vend ku janë të vështira ditët dhe jeta në liri e lere më burg. Uroj që sa më shpejt të zgjidhen këto raste dhe sa më shpejt të dëmshpërblehen”tha Remzi Memedi nga ASH.

NA NDIQ NË FACEBOOK