Connect with us

Lajme

‘Më jep 500 € të ndjek burrin’! Dedektivët kosovarë vijnë edhe në Shqipëri

Publikuar

Do të ndjekësh burrin, por edhe e kundërta? Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë. Ky trend po përhapet shumë në kryeqytetin kosovar. Në objektiv janë partnerë, familjarë, shokë apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video.

Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Madje emrat që operojnë në Prishtinë, kanë bashkëpunime edhe në Shqipëri. Fakti që nuk njihen në Tiranë, u jep një avantazh për të punuar më qetë.

Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë, madje konsiderohet përndjekje dhe dënohet nga 3 deri 15 vjet burg.

“Fotografimi, xhirimi i pa autorizuar edhe kjo është shkelje qe dënohet deri 12 vite janë shkelje që cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë,”- thotë avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohet me ligj.

“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit,”- shprehet Drizan Shala.

NA NDIQ NË FACEBOOK