Connect with us

Lajme

Me firmën e sekretarit Bardhi, Basha njofton Nikollën për ndryshimet në Grupin Parlamentar dhe Komisione

Publikuar

Përmes shkresave të firmosura nga sekretari Gazment Bardhi, deputeti Lulzim Basha ka njoftuar Kryeparlamentaren Lindita Nikolli për ndryshimin e në Grupin Parlamentar, por edhe në disa prej Komisioneve.

Kështu bazuar në shkresat që janë firmosur nga Bardhi, Enkelejd Alibeaj emërohet si kryetar i grupit parlamentar, duke zëvendësuar në këtë post Alfred Rrushajn. Pozicionin e Alibeajt si nënkryetar Parlamenti e ka zënë Agron Gjekmarkaj.

Ndërsa deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Edmond Spaho, konsiderohen si të përjashtuar nga grupi i Bashës, duke nisur prej datës 15 Janar 2022.

Ndryshimet e tjera që u propozuan kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

NA NDIQ NË FACEBOOK