Connect with us

Lajme

Mbetet pa funksione në parti, a po ikën Alfred Rushaj nga PD e Bashës?

Publikuar

më

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD-së kishte në mungesë nënkryetarin Alfred Rushaj, ndërkohë që Lulzim Basha teksa e vuri në dukje mugesen, e falënderoi për punën e kësaj periudhe. Dukej si një falenderim lamtumire, ndonëse Basha tha se janë duke punuar për një projekt të përbashkët politik, ndërsa mungesën e tij në mbledhje e lidhi me arsye shëndetësore.

“Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD”, tha Basha.

Por ndërsa propozoi emrat e rinj për strukturat e partisë dhe komisionet parlamentare, Basha duket se ka lënë tashmë pa asnjë funksion nënkryetarin dhe kryetar I grupit parlamentar, Alfred Rushaj.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj u propozua në krye të grupit parlamentar, Agron Gjekmarkaj është emri që përveç nëkryetarit të kuvendit është propozuar edhe si nënkryetar partie.

“Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike”, tha Basha.

A është ende Alfred Rushaj pranë Bashës? Mbetet të shohim./Opinion.al

Maqedoni48 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK