Connect with us

Lajme

Mbesat i ‘përlajnë’ paratë dajës në Tiranë

Publikuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Mbesat i kanë vjedhur paratë dajës së tyre. Denoncimi në komisariat ështè bërë nga vetë dajua 37 vjeç që ka informuar policinë se çfarë i kishte ndodhur.

Fill pas marrjes së denoncimit policia është vënë në lëvizje.

Uniformat blu të komisariatit nr.4 kanë proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç, njofton policia.

Dy të rejat janë vajza teze me njëra-tjetrën dhe duket se kishin bërë një plan të mirëfilltë për t’i marrë dajes së tyre një shumë parash.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.