Connect with us

Lajme

Makinat bëhen copash në tunelin e Kalimashit/ Ndërron jetë pasagjerja, katër të plagosur (Emrat+Pamjet)

Publikuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në tunelin e Kalimashit në Kukës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ka ndërruar jetë një pasagjere nga Shkopeti dhe janë plagosur katër të tjerë. Të plagosurit janë transportuar në spirtalin e Kukësit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Viktima Ediona Sala po udhëtonte bashkë me Gjin Malsin,i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja. Ndërsa në makinën tjetër po udhëtonin Sandër Beka, Mariglen Gjoka dhe Mihrije Zeneli nga Kosova.

 “Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, sipas policisë.

Aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje ka krijuar trafik të rënduar në hyrje të tunelit, ndërsa zona është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./ Top Channel

NA NDIQ NË FACEBOOK