Connect with us

Shqipëri

Lufta për Pushtet, Plasin akuzat në PS për korrupsion/ Deputetët rilindas denoncojnë njëri- tjetrin

Publikuar

Deputeti socialist Petro Koçi ka nisur sërish me denoncimet mbi korrupsionin.

Ai është ndalur tek Kadastra e Fierit, të cilën e ka quajtur muze të korrupsionit që tashmë po kthehet në një atraksion për shushunja gjak-thithëse të reaje të vjetra.

“Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllëkut edhe në një atraksion për shushunja gjakthithëse të reja e të vjetra.
Një konjukturë ndërvepruese, armike me moralin e qeverisjes së PS dhe të fitores së 25 Prillit. Jazek”, ka shkruar Koçi në rrjete sociale.

Nga ana tjetër Drejtori i Kadastrës në Fier Bledar Karaj i është përgjigjur interesimit të mediave, duke thënë se nuk ka koment për denoncimin e Koçit, dhe se vazhdon që të bëjë punën e tij në shërbim të qytetarëve.

“Nuk kam asnjë reagim, as zyrtar, as për mediat, unë vazhdoj punën normalisht me çdo qytetar që vjen”, Ka thënë Karaj.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK