Uncategorized
LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt një mjeti

TIRANË- Një 63-vjeçar me inicialet L.M., i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri këtë mesditë.
Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë tek zona e njohur si Liqeni i Thatë. 63-vjeçari po udhëtonte në makinën e tij në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash.
Manovrat që ka bërë me mjetin kanë bërë që shënjestra të shpëtojë pa marrë asnjë plagë.



















